Rreth Nesh

Agjensia 1st Real Estate - Immobiliari është themeluar në Mars të vitit 1992, në kohën kur në Shqipëri dhe në Tiranë nuk ekzistonte tregu i lirë i shit-blerjeve dhe qirave të pasurive të paluajtshme. Në atë kohë mungonte thuajse plotësisht baza ligjore për kryerjen e transaksioneve dhe ishte vetëm një numër i kufizuar i shtëpive private të cilat ligjërisht mund të shiteshin apo të jepeshin me qira nëpërmjet kontratave të ligjshme. Procesi i privatizimit të banesave shtetërore, kthimi i pronave tek ish pronarët, solli një prurje në treg të shumë pasurive të paluajtshme. Agjensia jonë ka ndjekur hap pas hapi të gjithë dinamikën ligjore të pasurive të paluajtshme, duke operuar vetëm me ato prona që kishin dokumentacion ligjor të plotë dhe duke përjashtuar ato pasuri me status ligjor të diskutueshëm.

Megjithë peripecitë shumë të mëdha që ka kaluar prona dhe pronësia në Shqipëri, deri më sot, as edhe një nga klientët tanë, që kanë kryer transaksione nëpërmjet nesh; shitës apo blerës, qiradhënës apo qiramarrës, nuk ka shkuar ndonjëherë në gjykatë. Kjo për shkak të verifikimit paraprak që ne i kemi bërë çdo prone, duke përjashtuar të gjitha pasuritë me status ligjor të diskutueshëm.



Adresa: Rr. e Kavajës, Pall. 3, Shk. 7, Nr. 66   (Përballë Dhomës së Tregtisë, mbi Tirana Bank)
Tel&Fax:  +355 4 2233118 / Cel: +355 69 20 95 500
E-mail:  reale1@abcom.al, Web:  www.realestate.com.al